Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimet e shtrenjta, shqiptarët pushojnë në atdhe

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 12:43 | Sociale

Shqiptarët do t’i kalojnë pushimet në atdhe. Pavarësisht se pushimet jashtë vendit janë preferuar shumë vitet e fundit, çmimet janë ato që i detyrojnë shumë familje të qëndrojnë në bregdetin shqiptar këtë vit.

Por, sa shpenzojnë shqiptarët për pushime? Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, një familje harxhon mesatarisht 43 mijë lekë në vit për hotele dhe restorante.

Të dhënat zyrtare të institutit të statistikave tregojnë se në buxhetet familjare, shpenzimet për pushime zënë vetëm 5%, ndërsa 44.1% janë shpenzimet për ushqim.

Pushimet, 2 në 3 familje shqiptare nuk i përballojnë dot

Megjithatë, pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare duket se nuk do të bëjnë pushime këtë vit. Sipas një ankete të Komisionit Europian mbi cilësinë e jetesës, 81% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të përballojnë as edhe një javë pushime.

Ky është niveli më i lartë në të gjitha vendet pjesëmarrëse në anketë, ku pas nesh renditet Greqia me 68% të të anketuarve që deklarojnë se nuk do të bëjnë pushime, ndjekur nga Mali i Zi, Rumania dhe Maqedonia me 66%.

Pushime nuk bëjnë dot as ata që janë në punë. 64% e shqiptarëve në marrëdhënie pune deklarojnë se nuk i dalin të ardhurat për të bërë një javë pushime larg shtëpisë, për shkak se pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohet për ushqim dhe për të përballuar faturat dhe qiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli