Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Del nga rruga makina, vdes drejtuesi i saj, plagoset djali i tij

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 08:17 | Kronikë
Del nga rruga makina, vdes drejtuesi i saj, plagoset djali i tij

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik, ndërsa djali i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Tre urat”, në Çermë Sektor të Lushnjës.

Viktima është shtetasi me iniciale A.M, drejtues i mjetit Ford, ndërsa djali i tij, shtetasi me iniciale Rr.M, ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

A2 CNN Livestream

Dita jonë