‘Dhunë policore’, Gjunkshi: AP faktoi denoncimet e PD në zgjedhje

Partia Demokratikë thotë se denoncimet e bëra prej saj për dhunë policore në zgjedhjet e 30 qershorit janë faktuar në raportin e Avokatit të Popullit. Nga Selia Blu, Xhemal Gjunkshi akuzoi Ramën se i dha pushtet personave të përfshirë në dosjen 184 për vjedhje votash në Dibër.

“Avokati I Popullit ka konstatuar se mosdërgimi i të arrestuarve në gjykatë në datën e kërkuar prej saj do të thotë se policia ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të Policisë së Shtetit, të kapur me zë dhe figurë në dosjen 184 në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë pasur licencë për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës. Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me apo pa uniformë në Dibër dhe të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Xhemal Gjunkshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2