Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Feronikeli nuk kalon në fazën tjetër, eliminohet nga TNS

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 22:48 | Futboll
Feronikeli nuk kalon në fazën tjetër, eliminohet nga TNS

Kampionët e Kosovës në futboll nuk kanë mundur të kalojnë dot në fazën e dytë eliminatore të Champions League. Uellsianët e TNS rezultuan një kockë e fortë për Feronikelin, të cilët u mundën në shtëpi me rezultatin 0-1.

Edhe pse në takimin e parë Feronikeli luajti një ndeshje të madhe ku barazoi diferencën me 2 gola në minutat e fundit nuk mund të themi të njëjtën gjë për duelin e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas një pjese të parë të vakët, ekipi mik i TNS shënoi golin e avantazhit me Ebbe në minutën e 67 duke i dhënë fund ëndrrave të ekipit nga Kosova për të kaluar në raundin tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë