Fshehu 500 gramë kokainë nën paruke, zbulohet nga policia

Një shtetas kolumbian u arrestua në aeroportin e Barcelonës pasi iu gjet gjysmë kilogrami kokainë e fshehur nën paruken e tij.

Burri tërhoqi vëmendjen e policies, pasi në vijën e kontrollit të pasaportave, u shfaq nervoz dhe për shkak të mënyrë së çrregullt të vendosjes së parukes së tij. Oficerët e kontrolluan atë dhe i gjetën të ngjitur në kokë një pako 500 gramëshe me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Transportuesi i lëndës narkotike u arrestua në aeroportin e “El Prat” në Barcelonë ndërsa udhëtonte nga Bogota. Spanja është një nga vendet kryesore nga kalon lënda narkotike nga Amerika e Jugut dhe ky lloj transporti ishte një ndër më të pazakontët. Por duhet thënë që trafikantët gjejnë mënyra të shumëllojshme për të futur lëndën narkotike në Evropë.

Shkarkoni aplikacionin e A2