Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Haradinaj i përgjigjet Macronit: Heqja e taksës, i vetmi kompromis për njohjen

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:23 | Kosova
Haradinaj i përgjigjet Macronit: Heqja e taksës, i vetmi kompromis

Kërkesën e Presidentit francez Emmanuel Macron për arritjen e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të arsyeshme.

Por, ndërsa falenderon kreun e Elizesë për sinqeritetin, në konstatimin se të dyja vendet kanë përspektivë europiane, Haradinaj e bën të qartë se Kosova nuk ka pse të ulet në tryezën e bisedimeve pa një kornizë marrëveshjeje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kompromisi i vetëm që mund të bëjë Kosova për të siguruar njohjen e Serbisë, sipas kryeministrit, është heqja e taksës prej 100%: “Heqja e taksës është kompromis. Ne kemi kërkuar një kornizë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Vetëm për këtë negociojmë”.

Duke iu referuar armatosjes së Serbisë, Haradinaj sugjeroi se edhe Kosova mund të bëjë të njëjtën gjë nëse nuk ka njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë “nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes” se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Çfarë të bëjmë ne pra, nëse emrin nuk mundeni t’ia vini? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog përveç njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë është porosi për ne që edhe ne të armatosemi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani