I doli emri në përgjimet e “Bild”, Mziu: Ja e vërteta – A2

I doli emri në përgjimet e “Bild”, Mziu: Ja e vërteta

Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës në detyrë, mes të tjerash në emisionin “I Ftuari” foli edhe për përgjimet e publikuara nga “Bild”, atje ku përmendet edhe emri i tij.

Arben Keshi flet në një nga përgjimet me Sali Skurën, shefin e komisariatit të Kamzës, dhe i thotë: “Ka nisur Xhelali 450 veta për në Dibër”.

Por Mziu pranoi se janë nisur nga Kamza njerëz për të votuar në Dibër, por thotë se ata janë të regjistruar atje.

“Unë simbolizoj Kamzën. Sot Kamza ka të regjistruar 140 mijë banorë, por aty jetojnë mbi 170 mijë banorë. Ata kanë pasaportizimin në zonat nga vijnë. Në interesin tim, mua nuk më intereson asnjë banor për të mos qenë këtu sepse në fund të fundit merr grantin e fillim vitit. Unë kam përdorur çdo lloj instrumenti shtrëngues që këta njerëz të vijnë në Kamzë sepse ata nuk paguajnë as taksa. Ata më simbolizojnë mua me Kamzën. Është e vërtetë që kanë ikur qytetarë nga Kamza për të votuar PD apo PS. Ju e keni parë që në përgjime thuhej se furgonat me demokratë janë ndaluar, ndërsa të tjerët kanë shkuar”, tha Xhelal Mziu.

Shkarkoni aplikacionin e A2