Kapiteni i Brazilit kampion bote, i zhytur në borxhe – A2

Kapiteni i Brazilit kampion bote, i zhytur në borxhe

Dy herë fituesi i Kupës së Botës, braziliani Cafu, po kalon ndër periudhat më të vështira të jetës. Në pamundësi për të shlyer borxhet, ish-kapiteni i kombëtares braziliane ka humbur 5 pronat te tij, ndërsa gjykata braziliane i ka sekuestruar edhe 15 të tjera, të cilat i ka në bashkëpronësi me bashkëshorten.

“Është një problem i imi personal. Mund t’i paguaj borxhet si të dua, duke dhënë pronat, shtëpinë, makinën apo çfarëdo tjetër”. Kështu është shprehur legjenda braziliane e futbollit, ku vlera e bizneseve të tij përllogaritet deri në 6 milionë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2