Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Korporata e Investimeve/ U kritikua nga FMN-ja, shqyrtimi i nismës shtyhet për në shtator

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:16 | Ekonomi
Korporata e Investimeve/ U kritikua nga FMN-ja, shqyrtimi i nismës shtyhet

Shtyhet për në shtator shqyrtimi nga Kuvendi i projektligjit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, struktura që do të menaxhojë pronën shtetërore dhe që është kritikuar jo vetëm nga ekspertët, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mazhoranca dhe opozita e re kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi pune që do të analizojë me detaje draftin e shumëpërfolur. 

Sipas variantit të qeverisë, Korportata e Investimeve përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ajo mund të marrë në pronësi pronat shtetërore dhe të bashkëfinancojë projekte investimi, duke kontraktuar privatin. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë