Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 17:57 | Kronikë
Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër. Automjeti i drejtuar nga shtetasi A.H., rreth 21 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga ndërsa ishte përplasur edhe me mbrojtëset metalike anësore.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G.B., rreth 26 vjeç, banues në Elbasan. Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë