Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Mziu, ministër i “qeverisë Basha”? Dhe e vërteta e afrimit me LSI

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 21:47 | Politikë
Mziu, ministër i “qeverisë Basha”? Dhe e vërteta e

Kreu në detyrë i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është pyetur në emisioni “I Ftuari” nga gazetari Endri Xhafo dhe për ambiciet e tij të mëtejshme në politikë dhe nëse ai kishte synim të ishte ministër në rast të fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Mziu u shpreh se nuk është momenti për të diskutuar për gjëra të tilla pasi për të aktualisht është i rëndësishëm qyteti i Kamzës. Sipas tij, synimi i radhës është thellimi i rezultati në zgjedhjet e dekretuara nga presidenti më 13  tetor.

“Nuk besoj se është një moment për të diskutuar gjëra të tillë. Nuk jam shprehur se Kamza e meriton një ministër. Kam thënë që Kamza duhet të ketë përfaqësimin e saj në të gjitha strukturat dhe në pushtetin qendror. Struktura e një bërthame profesionale që sot ka Kamza, jam i sigurt që do të ishte një risi për çdo pozicion në administratën publike qendrore. Për mua është i rëndësishëm dhe njëherë qyteti i Kamzës. Të jeni të sigurt që do të konkurroj denjësisht, jam i konfirmuar për mandatin e radhës. Do të konkurroj denjësisht për të thelluar më tej rezultatin në zgjedhjet e datës 13 tetor” u shpreh kryebashkiaku Mziu.

Me tej Mziu është pyetur dhe për përballjen që ai ka patur në vitin 2013 me drejtësinë, pas kallëzimit të IKMT, për shpërdorim detyre dhe zërave se ai po mendonte kalimin drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim pas mungesës së mbështetjes nga Partia Demokratike. Xhelal Mziu mohoi të ketë dashur të bëjë një lëvizje të tillë duke thënë se marrëdhëniet e tij me kreun e PD, Lulzim Basha janë më shumë se politike.

“Është si ajo pjesa e mediave pranë qeverisë. Po ju them që lidhjet e mija me PD janë që në nëntor 1990. Marrëdhëniet e mija me Lulzim Bashën janë më shumë se politike. Ishte një mënyrë e partisë- shtet sot për të shantazhuar disa nga eksponetët e PD, midis tyre isha dhe unë dhe filluan thashethemet që unë doja të dilja te LSI. Jo vetëm që nuk kam dashur, por në asnjë lloj rrethane unë nuk i ndryshoj bindjet për t’u larguar nga PD. Nuk e ndryshoj partinë për asnjë lloj interesi personal”, shtoi Xhelal Mziu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë