Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ngritja e SPAK, përjashtohen Prela e Hajdarmataj

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 13:57 | Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi sot listën me 15 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Në listën e bërë publike, vihet re përjashtimi nga gara e drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe te ish-kreut të kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj. Të përjashtuar janë edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”.

https://a2news.com/2019/07/14/spak-ne-shtator-sa-i-tremb-politikanet-drejtesia-e-re/

Lista përfundimtare në bazë të pikëzimit,  pritet të shpallet nesër. Por sipas gjasave, jo të gjithë prokurorët në listë plotësojnë kriteret. Në këto kushte KLP do të rihapë garën për kandidatët e rinj deri në formimin e strukturës me 15  prokurorë. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, një nga organet kyç të Reformës në Drejtësi pritet të nisë punë në shtator.

https://a2news.com/video/drejtesia-dhe-kriza-politike-krasniqi-reagimet-reflektojne-friken-nga-spak/

Lista me 15 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani