Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Parashikimi i motit, vazhdojnë shirat dhe ulja e temperaturave

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 12:29 | Aktualitet
Parashikimi i motit, vazhdojnë shirat dhe ulja e temperaturave

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme; më të konsiderueshme reshjet do të jenë në Shqipërinë e mesme dhe në jug të vendit. Kjo do të sjellë edhe rënie të mëtejshme të temperaturave me 4-5°C, duke kapur vlera deri në 26°C.

Shira do të ketë edhe në rajon dhe Italinë e jugut, ndërsa parashikohen edhe stuhi në pellgun e Egjeut dhe Ballkanin jugor. Ndryshe paraqitet situata në pjesën tjetër të kontinentit, ku nuk do të ketë reshje shiu. Megjithatë, temperaturat do të ulen në Europën qendrore dhe veriore, ndërsa në gadishullin Iberik do të vazhdojnë të jenë të larta, deri mbi 37°C.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani