PE voton për Presidentin e komisionit, Leyen: Do jem armike e atyre që kërkojnë të dobësojnë BE-në

Ursula von der Leyen përballë deputetëve të Parlamentit Europian. Sot është dita e votimit për kandidaten e propozuar nga liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së për presidencën e Komisionit Europian.

E ndërsa rezultati mbetet akoma i paqartë, Leyen zbuloi qëndrimet e saj për shumë çështje që prekin Unionin Europian: “Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme: Europa duhet të përforcohet dhe kush dëshiron ta bëjë të lulëzojë do të më ketë përkrah, por ata që kërkojnë ta dobësojnë këtë Europë, do të gjejnë tek unë një armike të ashpër”.

Von Der Leyen, e cila zotëron lobimin e fortë të Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, foli dhe për temën e emigracionit gjatë ndërhyrjes në Parlamentin Europian në Strasburg. 

“BE ka nevojë për kufinj njerëzorë. Duhet të shpëtojmë jetë, por edhe duhet të reduktojmë emigracionin e paligjshëm dhe të luftojmë kundër skafistëve”, deklaroi Leyen.

Gjithashtu, kërkoi rishikimin e paktit të Dublinit për të drejtën e azilit dhe emigracionit ose krijimin e një traktati të ri. 60-vjeçarja premtoi një shtyrje të re për Brexit nëse është e nevojshme dhe një pagë minimale për të gjitha shtetet anëtare të Unionit.

Von Der Leyen u zotua dhe të luftonte ndryshimet klimatike përmes marrëveshjeve që mbrojnë mjedisin.  

Shkarkoni aplikacionin e A2