PSG refuzon ofertën e fundit të Barcelonës për Neymar – A2

PSG refuzon ofertën e fundit të Barcelonës për Neymar

Neymar 105 milionë USD

Kthimi i Neymar te Barcelona është bërë një nga temat më intriguese të kësaj merkatoje verore në futboll.

PSG ka refuzuar së fundmi ofertën e klubit katalanas për të rikthyer në ekip sulmuesin brazilian. Parizienët e kanë konsideruar të pamjaftueshme ofertën Dembele, Coutinho dhe 40 milionë euro në shkëmbim të Neymar. Ata kanë kërkuar 200 milionë euro cash për të lënë të lirë lojtarin.

Duhet kujtuar që O Ney u largua nga Barcelona 2 vjet më parë me një pagesë prej 222 milionë eurosh.Por braziliani nuk u ambientua kurrë në Francë.

Përplasjet me Cavanin dhe mungesa e lidhjes me Mbappe bën që Neymar të kujtonte kohët e arta tek katalanasit. Madje ai shkoi më tej duke provokuar dhe tifozët e PSG duke thënë se një nga momentet më të bukura në karrierë ishte kur ata u mundën nga Barcelona me rezultatin 6-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2