Rita Ora, “rebele” në Dubai – A2

Rita Ora, “rebele” në Dubai

Rita Ora nuk di të ndalet në punën e saj. Edhe pse gjatë këtij viti ka pasur angazhime të shumta me koncerte në të gjithë botë, këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, ka publikuar videoklipin e saj të ri.

“New Look” titullohet kënga e saj e re, video e të cilës është xhiruar në rrugët e Dubait. Rita në këtë videoklip shfaqet duket garuan në rrugë, me një makinë e cila si targë mban emrin e saj.

Edhe këtë herë, Rita shfaqet me stilin e saj të veçantë dhe komentet kanë qenë të shumta e pozitive.

Vetëm në 24 orë pas publikimit, videkolipi është parë më shumë se 700 mijë herë në “Youtube”.

Shkarkoni aplikacionin e A2