Shkëndija “fiket” në Tetovë, eliminim i papritur – A2

Shkëndija “fiket” në Tetovë, eliminim i papritur

Ndodh e papritura në Tetovë. Ndërsa pritej që ndeshja e dytë për turin e parë eliminator të Champions League të ishte thjesht një formalitet për Shkëndijën, ndodhi ajo që nuk pritej.

Estonezët e Nomme Kalju bëjnë surprizën duke mundur në fushën e tyre kampionët e Shkëndijës me rezultatin 2-1. Ndeshja ishte e vakët me një Shkëndijë që në një farë mënyrë e nënvlerësoi ekipin mik. Goli i parë u shënua nga miqtë që në minutën e 6 të takimit me Ugge.

Ekipi i Tetovës u hodh në sulm dhe rastet për shënim ishin të shumta, por mungoi konkretizimi. Pas përpjekjeve të njëpasnjëshme erdhi dhe goli i barazimit për Shkëndijën në minutën e 62 të takimit me të përhershmin Ibrahimi.

Ekipi vendas po mundohej të menaxhonte pjesën e mbetur të ndeshjes duke kontrolluar topin, por pikërisht në minutën e fundit të takimit, miqtë arritën të shënonin golin e dytë, i cili i kalon në fazën e dytë të Champions League. Ndeshja e parë në Estoni ishte fituar nga Shkëndija me rezultatin 1-0.

Tashmë Shkëndija do të vijojë aventurën e saj në Europa League, atje kur pritet të luajë me skuadrën e Sarajevës, duke qenë se ndeshja e parë është fituar nga Celtic 3-1

Shkarkoni aplikacionin e A2