Sonte, eklipsi i Hënës, do të mbulohet 60% e sipërfaqes – A2

Sonte, eklipsi i Hënës, do të mbulohet 60% e sipërfaqes

Një eklips hënor i pjesshëm do të jetë i dukshëm në pjesën më të madhe të botës në mesnatë, nëse moti do të jetë i pastër.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës do të mund të shihet edhe në vendin tonë rreth mesnatës. Po ashtu, eklipsi mund të shihet edhe në Azi, Afrikë, pjesën lindore të Amerikës së Jugut dhe në pjesën perëndimore të Australisë.

Rreth 60 për qind e sipërfaqes së Hënës do të errësohet pas hijes së Tokës, ndërsa Dielli, Toka dhe Hëna vendosen në vijë të drejtë.

Kjo datë përputhet me 50 vjetorin e nisjes së Apollo 11 në misionin e saj në Hënë dhe e bën këtë eklips edhe më të veçantë.

Shkarkoni aplikacionin e A2