Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Studimi i krimeve të komunizmit, PS e ndan me ligj: Periudha e luftës nuk preket

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 19:28 | Aktualitet
Studimi i krimeve të komunizmit, PS e ndan me ligj: Periudha e luftës

Mazhoranca ia vendosi me ligj “kufirin te thana” Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat Komunizmit, duke sanksionuar të paprekshme periudhën e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Demokrati Murrizi ngacmoi kolegët, duke propozuar që të mos lejohen në administratë dhe politikë ata që kanë qenë spiunë e oficerë të ish-sigurimit, anëtarë të PKSH-së dhe funksionarë të ish-sistemit komunist.

Me kërkesë të opozitës, mazhoranca pranoi të hiqte kërkesën për certifikatë sigurie për të gjithë punonjësit e këtij Instituti, në kushtet kur atë nuk e kanë as pjesa më e madhe e deputetëve. Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet me votën pro të deputetëve të PS-së dhe opozitarëve që morën mandatet nga lista e LSI.

A2 CNN Livestream

Dita jonë