Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Superstruktura e re e PS, Rama-socialistëve: Nuk preken gratë në bashki

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 16:38 | Politikë
Superstruktura e re e PS, Rama-socialistëve: Nuk preken gratë në

Një ditë pasi ndau me kryesinë superstrukturën e re politike të drejtimit të Partisë Socialiste nga veriu në jug, Rama mblodhi drejtuesit politikë, deputetët dhe përfaqësuesit socialistë të qarqeve të veriut.

Burime nga takimi i thanë A2 CNN se Rama ka marrë në dorë drejtimin politik të veriut të Shqipërisë dhe ndër porositë e para ka kërkuar nga kryetarët e rinj të bashkive, të kënë kujdes me spastrimet në bashki.

https://a2news.com/2019/07/15/ps-revolucionon-strukturen-e-saj-per-here-te-pare-e-ndan-shqiperine-ne-3-pjese/

“Asnjë grua nuk do të largohet nga vendi i punës dhe ata që do të qëndrojnë, do të jenë sipas meritës. Ne nuk shohim përkatësitë politike, kush meriton të qëndrojë në punë, do qëndrojë'', mësohet të ketë qenë mesazhi i Ramës.

Vëmendje Rama ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit edhe për procesin e konstituimit të këshillave bashkiake, për të mos vonuar asnjë ditë betimin e kryebashkiakëve të rinj. Ndër të tjera është diskutuar edhe për organizimin e partisë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, e ndërsa në shtator të gjitha strukturat pritet të rifreskohen pas zgjedhjeve në parti.

https://a2news.com/2019/07/15/mblidhet-kryesia-e-ps-rama-i-qendrojme-besnike-te-gjitheve-opozita-po-veteshkaterrohet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë