Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trajneri i Anglisë, një ditë si mekanik

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:23 | Futboll

Formula 1 është një sport që tërheq vëmendjen e shumë personazheve. Në Çmimin e Madh të Silverstonit në Angli, Lewis Hamilton u vizitua nga këngëtaret Melany Brown e Gary Haliwell, aktorët Michael Douglas me bashkëshorten Catherine Zeta-Jones, apo Daniel Craig, që në art njihet si James Bond.

Por, vizita më interesante te Mercedes ishte ajo e trajnerit të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate. Për një moment, drejtuesi i stolit të “Tre Luanëve” u shndërrua në mekanik. Pak momente sa për t’i marrë dorën zanatit dhe menjëherë më pas, një test për ndryshimin e gomave të makinës kampione të botës në Formula 1. Episodi u shoqërua me buzëqeshje dhe duartrokitje, me Southgate që do të kërkojë suksesin e Mercedes edhe me Anglinë e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë