Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vuçiç zbutet nga Macron: Dialogu me Kosovën rinis në shtator

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:27 | Kosova
Vuçiç zbutet nga Macron: Dialogu me Kosovën rinis në

Vizita e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ndryshon qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës.

Presidenti serb Alexander Vuçiç bëri të ditur se dialogu Prishtinë-Beograd do të rifillojë në shtator, ndërsa u zotua se nuk dorëzohet deri në arritjen e një kompromisi.

“Takimi i ri me Kosovën, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës, me shumë mundësi do të ndodhë në shtator. Ne duhet të punojmë për të arritur një marrëveshje. Sa të jem gjallë, jam i përkushtuar në arritjen e një kompromisi dhe nuk do të dorëzohem. Unë i kërkova Presidentit Macron mbështetje për të kuptuar se kjo nuk mund të zgjidhet në mënyrat që të gjithë ne dëshirojmë, por duhet të jetë diçka e ndërmjetme”, u shpreh Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë