Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zjarr në festivalin kroat, largohen të frikësuar pjesëmarrësit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 14:46 | Ballkani

Rrezikoi të kthehej në tragjedi festa në një plazh të Kroacisë. Mijëra pjesëmarrësit në një festival hip-hopi në ishullin e Pag, u larguan të frikësuar pas shpërthimit të papritur të një zjarri në një pyll aty pranë.

Zjarri nga skena

Në video të postuara në rrjetet sociale, njerëzit u panë teksa vraponin,  pasi qielli i natës u ndriçua nga flakët gjigande.

Organizatorët e festivalit thanë më vonë se zjarri që kishte rënë në pyll kishte detyruar evakuimin e të pranishmëve në një zonë të afërt parkimi.

Në njoftim thuhej se zjarrfikësit po punonin ende për shuarjen e flakëve.

Fresh Island, festivali që prej vitesh zhvillohet në plazhin e Zrce-s në ishullin Pag, është shndërruar tashmë në një prej eventeve muzikore më të njohura në Europë, ku ka performuar yje të hip hop-it si Wizz Khalifa, The Game, Chris Brown, French Montana, Pusha T etj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë