1 muaj pas ndarjes, Irina në krahët e një mashkulli “misterioz”

Modelja Irina Shayk duket se e ka lënë pas ndarjen e saj para një muaji me aktorin e njohur Bradley Cooper. Çifti vendosi t’i japë fund marrëdhënies disa vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë, pa dhënë një shpjegim për arsyet e vërteta. Por sipas tabloidëve, e gjitha ka ardhur pas një lidhje që Bradley kishte krijuar me Lady Gaga gjatë xhirimeve të filmit “A star is born”.

Ditët e fundit modelja ruse është fotografuar në Nju Jork në krahët e një mashkulli misterioz dhe duket se e ka lënë pas historinë e saj me aktorin Cooper.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, personi me të cilin është fotografuar Irina është Alec Maxwell, drejtori krijues i British Vogue. Nuk dihet nëse ata janë lidhur por kjo gjë mbetet për t’u parë

Shkarkoni aplikacionin e A2