Aplikacioni rus i kthyer në trend edhe në Shqipëri, nga politikanët te futbollistët – A2

Aplikacioni rus i kthyer në trend edhe në Shqipëri, nga politikanët te futbollistët

Kur “FaceApp” u publikua në 2017-n nga themeluesi rus Yaroslav Goncahrov, pati një bum të menjëhershëm.

Aplikacioni që transformon fytyrat në një mënyrë shumë realiste nga bebe në pleq 80-vjeçarë, duke përdorur filtra të ndryshëm, u rikthye në modë javët e fundit. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për privatësinë e tij nga shumë themeluesve të aplikacioneve të tjera dhe njerëzve që merrem me teknologji, të famshmit në mbarë botën e kanë kthyer në viral përdorimin e tij.

“FaceApp challenge”, quhet sfida më e re e përhapur në rrjetet sociale, ku të rinjtë postojnë foto se si do të duken kur të plaken. Por sipas ekspertëve të teknologjisë, aplikacioni Yaroslav Goncahrov, depërton në më shumë foto sa përdoruesi i lejon.

Duke i krijuar vetes me akses në informacionin që telefonat përmbajnë. Por yjet e Hollivudit, muzikës, Bollivudit, të futbollit apo sporteve të tjera, nuk i kanë rezistuar tundimit për t’u bërë pjesë e sfidës.

Foto e tyre me rrudha e thinja, të krijuara vetë apo nga fansat, kanë mbushur rrjetet sociale. Edhe në Shqipëri, “FaceApp” është kthyer në trend. Madje as shoëbizit shqiptar, nuk mundi të bënte përjashtim. Por në ditët e fundit, në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe dhe të politikanëve shqiptare.

Erjon Veliaj, Saimir Tahiri, Monika Kryemadhim, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta sesi do të duken pas disa dekadash. Një pjesë e tyre këto foto i kanë realizuar vetë. Më herët, një tjetër aplikacion i themeluar nga rusët pati bumin e tij.

Pavel Durov themelues i telegram konsiderohet si Mark Zuckerberg i Rusisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2