Bastiset fabrika që prodhonte Lamborghini dhe Ferrari false – A2

Bastiset fabrika që prodhonte Lamborghini dhe Ferrari false

Policia braziliane ka mbyllur një fabrikë ku prodhoheshin makina luksoze false, si Lamborghini dhe Ferrari, të cilat më pas shiteshin për një çmim më modest se sa makinat origjinale.

Efektivët e policisë bastisën fabrikën më shtetin jugor Santa Catarina dhe sekuestruan tetë makina që ishin duke u montuar. Në pranga përfunduan dy burra, babë e bir, të cilët kishin në pronësi fabrikën. Ata nxirrnin mjetet në shitje në rrjetet sociale me çmime që ndryshonin nga 45 mijë deri në 60 mijë dollarë, vetëm një pjesë e vlerës së makinave origjinale.

Sipas mediave braziliane, puna në këtë fabrikë vazhdonte prej dy vitesh. Klientët i kontaktonin përmes rrjeteve sociale dhe pasi zgjidhnin modelin dhe ngjyrën, prisnin prodhimin. Para se të merreshin me makinat e rreme, të dy personat kishin punuar për 20 vite me modifikimin e makinave sportive. Bastisja e Policisë erdhi pas ankesës nga kompanitë italiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2