Brexit frenon shitjet e makinave në Evropë – A2

Brexit frenon shitjet e makinave në Evropë

Pasiguria Brexit ka frenuar industrinë e makinave në Evropë. Shitjet e automjeteve u ulën ndjeshëm gjatë qershorit me 7.9% në 1.49 milionë makina, rënia më e keqe mujore që nga dhjetori. 

Franca dhe Spanja regjistruan një rënie prej më shumë se 8%, ndërsa shitjet në Gjermani dhe Britaninë e Madhe u ulën përkatësisht me 4.7% dhe 4.9%. 

Sipas ekspertëve, Evropa mund të përballet me një rënie të shitjeve të automjeteve edhe në pjesën e dytë të vitit. 

Shoqata e industrisë tashmë ka rishikuar parashikimin e saj për vitin 2019 në një rënie prej 1%, duke fajësuar për këtë pasigurinë rreth marrëveshjes Brexit. 

Nissan tha se kjo ishte goditja më e keqe në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasi kompania regjistroi një rënie prej 24% në shitjen e automjeteve.

Ndërkohë, nga ana tjetër shitjet e Hondës ranë me 15.4%, kurse ato të kompanisë Fiat me 9.5% gjatë qershorit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2