Burgim i përjetshëm për El Chapo-n – A2

Burgim i përjetshëm për El Chapo-n

Një Gjykatë Federale ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Joaquin “El Chapo” Guzman, plus 30 vite. Gjykata gjithashtu ka urdhëruar konfiskimin e 12,6 miliardë dollarëve nga pasuria e bosit meksikan të drogës.

Para dhënies së vendimit, avokatja e tij Mariel Colon, e cila e vizitonte rregullisht El Chapo-n në burg para vendimit, tha se do ta apelonin dhe ishte optimiste. Sipas CNN, vetë trafikanti tha në gjykatë: “Këtu nuk u dha drejtësi”.

Pas një gjyqi që zgjati disa muaj, një juri vendosi në shkurt të shpallte Guzman fajtor për 10 akuza:

– Pjesëmarrje në krimin e organizuar

– Trafik ndërkombëtar i kokainës, heroinës, metamfetaminës, marijuanës, si dhe prodhim i marijuanës

– Importim kokaine

– Trafik kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Përdorim i armëve të zjarrit

– Pastrim i produkteve të veprës penale

I arrestuar fillimisht nga autoritetet meksikane, ai u arratis nga burgu përmes një tuneli në vitin 2016, por u kap disa muaj më vonë, për t’u ekstraduar në SHBA në vitin 2017. Ai ka qenë kreu i Kartelit të Sinaloas, që sipas autoriteteve amerikane ishte furnizuesi më i madh me drogë në Shtetet e Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2