De Ligt te Juventusi, këngë dhe foto me tifozët

Matijs De Ligt është blerja e radhës e madhe e Juventusit.

Talenti holandez i mbrojtjes, i afruar për 75 milionë euro nga Ajaksi, zhvilloi vizitat mjekësore me kampionët e Serisë A italiane.

300 tifozë bardhezi ishin mbledhur për ta pritur idhullin e ri, mes këngëve dhe parullës “Mirëseerdhe De Ligt”.

Mbrojtësi iu afrua fansave, bëri fotografi dhe më pas hyri në ambientet e brendshme të qendrës mjekësore të Juventusit.

Prezantimi i yllit 19-vjeçar, për të cilin bardhezinjtë fituan garën me Barcelonën, do të bëhet këtë të enjte.

Shkarkoni aplikacionin e A2