Deklarata për taksën, Haradinaj kritikon Veselin: Dobëson Kosovën – A2

Deklarata për taksën, Haradinaj kritikon Veselin: Dobëson Kosovën

Krisje brenda koalicionit qeverisës në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli, pasi ky I fundi e akuzoi atë së mban të njëjtin komunikim si me Serbinë dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Unionin Europian sa i përket taksës 100%.

Haradinaj deklaroi se mungesa e unitetit ka dobësuar Kosovën.

“Sikur kryetari Veseli dhe të tjerë të kishin qenë unik, ndoshta Amerika do ta na kishte mbështetur më shumë”, deklaroi Haradinaj.

Si pyetur lidhur me një pezullim të mundshëm të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Haradinaj u shpreh kështu. “E kam patur të vështirë të mbajë këtë drejtim politik, për shkak të këtyre ndërhyrjeve,  dhe kjo e bën Serbinë më të guximshme. Është argument i qëndrueshëm taksa, nuk i jepet tregu një shteti që ma mohon ekzistencën”, deklaroi kryeministri kosovar.  

Ndër të tjera, kryeministri komentoi dhe gjendjen e koalicionit qeverisës, për të cilin tha se nuk është çështja kryesore e vendit, pasi me rëndësi është mbrojtja e interesit kombëtar të Kosovës.

Për shkak të vendosjes së taksës ndaj Serbisë, Haradinaj është përballur me presion të fortë nga Uashingtoni dhe Brukseli por edhe nga partnerët e koalicionit dhe presidenti Thaçi, të cilët nuk dëshirojnë të prishin marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin e A2