Fëmijët janë të pabindur? Mamaja shndërron pjatat e tyre në një “vepër arti” – A2

Fëmijët janë të pabindur? Mamaja shndërron pjatat e tyre në një “vepër arti”

Të bindësh fëmijët për të ngrënë gjellën që jemi munduar shumë të përgatisim mund të jetë një betejë e gjatë, dhe shpesh herë e humbur. Por disa prindër kanë shpikur ide vërtetë origjinale për ushqyer vogëlushët shëndetshëm dhe pa të qara.

Njëra prej tyre është Laleh Mohmedi, një shtëpiake nga Melbourne në Australi  që për të argëtuar djalin e tij 6 vjeçar, Jacob, mendoi t’i servirte atij jo thjesht zarzavatet e stinës por heronjtë e tij të preferuar të filmave vizatimorë. Nga Sponge Bob tek Hulk, nga Aladini tek Mbreti Luan, të gjithë të krijuar me perime, fruta, makarona, biskota, shpesh herë të ngjyrosur me përbërës të ngrënshëm dhe natyral.    

Rezultati ishte aq i pëlqyer nga djali sa që mamaja kreative mendoi të postonte fotografitë e “veprave të artit” në rrjetet sociale.

Faqja e Facebook-ut “Jacob’s Food Diaries” tashmë ka rreth 180 mijë ndjekës, kryesisht mamatë që presin shpikjen e radhës për ta riprodhuar në shtëpitë e tyre.


Laleh Mohmedi dhe fëmijët e saj

Mohmedi thotë që mesatarisht i duhen rreth 30 minuta për të dekoruar pjatën, përtej kohës së gatimit, dhe që përgatit fillimisht ushqimet e ftohta, më pas shton të ngrohtat.  

Shkarkoni aplikacionin e A2