Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Firmosin kontratën dhe e prezantojnë, kuptojnë më pas që ishte njeriu i gabuar

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 17:31 | Futboll
Firmosin kontratën dhe e prezantojnë, kuptojnë më pas

Një situatë komike ka ndodhur me merkaton e një ekipit në Ligën e Dytë turke, i cili ishte nisur për të blerë një sulmues dhe gabimisht kishte marrë një tjetër që kishte të njëjtin mbiemër.

E gjitha kjo ka ndodhur me ekipin Menemenspor, i cili ishte i bindur se kishte blerë nga Salernitana, futbollistin, Lamin Jallow, por në fakt kishte blerë Alpha.

Tifozët e Salernitanës mund të rrinë të qetë. Lamin Jallow nuk është nisur për në Turqi për t’iu bashkuar Menemenspor.

Klubi turk, i sapongjitur në Ligën e Dytë, ishte i bindur se kishte shtrënguar dorën me lojtarin e duhur.

Detajet e kësaj blerje janë të pabesueshme. Drejtuesit e Menemenspor ishin të interesuar për sulmuesin e Salernitanës, i cili në sezonin e fundit shënoi 6 gola. Në orët e fundit klubi nisi operacionin, për atë që në skuadrën e vogël të Smirne do të ishte një goditje e momentit të fundit. Marrëveshja me agjentin u arrit dhe lojtari nga Gambia mbërriti në Turqi, kreu vizitat mjekësore, nënshkroi kontratën dhe më pas bëri foton e rastit. Vetëm se ka një ndryshim të vogël, nuk bëhet fjalë për Lamin, por për Alpha Jallow, një sulmues pothuajse i panjohur që luan në serinë C portugeze me Alcochetense.

Duket gjithçka si një skeç, por shkëmbimi i identitetit është më real se kurrë. Klubi turk kërkoi të shpjegonte situatën duke thënë se Jallow nuk kaloi vizitat mjekësore. Kontrata u gris dhe i shkreti Alpha që ëndërronte të luante në një stad më të lartë u shkarkua në moment, ndërsa Lamin duhet të kontaktohet nga Menemenspor nëse duan të kenë shërbimet e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani