Fituan 3-0 ndeshjen e parë, trajneri i Debrecenit i trembet Kukësit – A2

Fituan 3-0 ndeshjen e parë, trajneri i Debrecenit i trembet Kukësit

Kukësi dhe Debreceni do të zhvillojnë të enjten në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të vlefshme për Europa League.

Skuadra shqiptare u mund në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin e thellë 3-0 edhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë dhe pati mundësi të shënonte të paktën një gol.

Stërvitja e Debrecenit në Elbasan Arena

Trajneri i skuadrës foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme duke u shprehur se u ka kërkuar lojtarëve të tij të bëjnë kujdes, pasi ai e vlerëson kundërshtarin edhe pse rezultati i ndeshjes së parë ishte i thellë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është e rëndësishme që të jemi sa më të përqendruar te ndeshja. Kukësi ka elementë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, por do të presim ndeshjen e nesërme për të parë se si do të rrjedhin gjërat. Ne kemi skuadër të fortë dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Andras Herczeg.

Në anën tjetër, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka u shpreh se për të përmbysur rezultatin duket sakrificë e madhe nga të gjithë lojtarët, por edhe fat.

“Duhet të sakrifikojmë shumë, por duhet edhe pak fat. Keqardhja është e madhe për performacën e ekipit në ndeshjen e parë dhe rezultatin e arritur. Ne prodhuam futboll dhe shumë raste. Kundërshtari është i fortë, por unë shoh dëshirë te skuadra për të dhënë maksimumin nesër”, tha Gjoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2