Gjebrea: Opozita i është futur një rruge që vështirëson kompromisin – A2

Gjebrea: Opozita i është futur një rruge që vështirëson kompromisin

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në “Ditari” në A2 CNN, deklaroi se “opozita vazhdon që të thellojë gabimet dhe të futet në një rrugë të vështirë që e bën të pamundur kompromisin”.

“Ne jemi të hapur për dialog dhe duhet të ulemi të punojmë për Reformën Zgjedhore. Duke qenë se kemi pasur gjithmonë kontestime, është rasti për t’u ulur dhe të realizojmë një reformë që të eliminojmë problematikat e zgjedhjeve dhe të tregojmë para shqiptarëve që pozita dhe opozita mund të punojnë bashkë për të mirën e tyre”, u shpreh Gjebrea.

Sipas deputetes socialiste, pjesëmarrja në zgjedhje ishte “e kënaqshme për PS-në” dhe në 30 Qershor u zhvillua “një proces normal, pa situata që do të vinin në dyshim këto zgjedhje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2