Gjykata refuzoi t’i jepte mandatin Sakos, Kryemadhi: Konfirmoi se zgjedhjet janë nul

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në të njëjtën linjë si lideri i PD, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kandidates së PS, Valbona Sako.

Sipas Kryemadhit vendimi i Gjykatës tregoi që zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë nul që në fillim pasi KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor.

“Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative. Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul”, shkruan Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI shtron një pyetje se kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin ekonomik, juridiki dhe moral të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ.

Shkarkoni aplikacionin e A2