Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjyqi për Babalen, dëshmon ish-drejtori i Policisë Fier

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 13:37 | Kronikë
Gjyqi për Babalen, dëshmon ish-drejtori i Policisë Fier

Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore për çështjen “Babale”, ku ka pranuar njohjen me Fredi Alizotin, njeriun që pretendon se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Fredi Alizotin e njoh për shkak të detyrës. Po udhëtoja drejt Tiranës kur më sinjalizoi salla operative se një person këmbëngulte të më kontaktonte, pasi pretendonte se do të kallëzonte se ishte ai aktruesi i Agron Xhafajt në audiopërgjimi e Babales. Jam kthyer në Fier dhe e kontaktova. Kontaktova me Prokurorinë e Fierit dhe më vunë në dijeni se Prokuroria për Krimet e Rënda kishte nisur një procedim për këtë çështje. E shoqërova në Tiranë tek Krimet ku ia dorëzova një prokurori. Gjatë rrugës i thashë qe po vetë inkriminohej dhe se me faktet që po me tregonte e vinin para përgjegjësisë ligjore. Pasi dha shpjegime në prokurori më kërkoi ta coja tek tirana e re. Atje më tha se nuk kishte ku të rrinte apo flinte dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetra nga të miat, për të fjetur”

Dëshmia e Albert Nushit, ish-drejtor i Policisë Fier

Përgjimet e komunikimeve mes Nushit dhe Alizotit janë pjesë e dosjes penale dhe të denoncuara nga ana e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili gjithashtu është i pandehur për kallëzim të rremë.

https://a2news.com/2019/07/10/gjyqi-i-babales-deshmojne-4-ermalet-e-policise-se-njohim-veliun/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani