Komentet raciste, Dhoma e Përfaqësuesve, rezolutë kundër Trump

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të dënuar presidentin amerikan Donald Trump për sulmet kundër 4 ligjvënësve demokratë. Rezoluta e miratuar me 240 vota në favor, denoncon komentet raciste, që siç thuhet legjitimojnë frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të rinj dhe njerëzve me ngjyrë.

Trump u akuzua për racizëm dhe ksenofobi pasi u tha pjesëtarëve të Kongresit të kthehen nga kanë ardhur.

Postimi i Trump ku përgënjeshtron akuzat për racizëm

Presidenti i mohon pretendimet.  “Ato postime nuk ishin raciste. Unë nuk kam asnjë qelizë raciste në trupin tim”, deklaroi Trump.  

Votimi në Dhomën e kontrolluar nga demokratët u parapri nga një debat i nxehtë. 4 republikanë dhe një deputet i pavarur ju bashkuan 235 demokratëve në aprovimin e rezolutës.

Miratimi i një rezolute ku kritikohet presidenti është diçka e rrallë në Shtetet e Bashkuara. Menjëherë më pas, demokrati Al Green parashtroi e tij kërkesën për impeachment të presidentit.

 “Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president i Shteteve të Bashkuara, për të prezantuar vlerat dhe moralin amerikan, ndershmërinë, integritetin dhe idealet që kanë bërë Amerikën madhështore. Ai nuk është në gjendje të mbrojë lirinë dhe drejtësinë për të gjithë”, deklaroi ai.

Lidershipi demokrat e ka refuzuar idenë e impeachment, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të pjesëtarëve të partisë për ta bërë këtë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2