Lushnje, 30-vjeçari godet me sëpatë babain

Një ngjarje e rëndë në Lushnje mëngjesin e sotëm, kur një 30-vjeçar ka goditur me sëpatë të atin, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Shtetasi D.V., për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë të atin, shtetasin K.V., 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V. është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë, e cila ishte në ndjekje të tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2