Meta i propozon Kuvendit kandidatin për KLSH

Presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Zoti Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë. Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenca

Presidenti Meta falënderoi kandidatët e mëparshëm të propozuar prej tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët u refuzuan nga Kuvendi.

Kush është Profesor, Doktor Petraq Milo?

Profesor në Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranës, 2013 dhe në vazhdim

Doktor në Shkencat Ekonomike në Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Francës, Universiteti i Auvergnes, France, 1999

Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike në Vendet e Ballkanit Jug Perëndimor,

Master në Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, Francë 1996

Bachelor në Ekonomi, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, 1998

KARIERA AKADEMIKE

Profesor, lektor në Universitetin e Tiranës, nga Tetori i vitit 2013 dhe në vazhdim, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës,

Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale, Legjislacioni Tatimor.

Instituti i Studime Europianë, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe të Punës.

Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe në vazhdim, Politikat Fiskale dhe të Administrimit Financiar.

KARIERA PROFESIONALE

Lektor, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe në vazhdim.

Anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nga 2011- 2018.

Kryetar i Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore të Shqipërisë.

Këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Shqipëri, nga tetori i vitit 2005 deri në gusht të vitit 2013.

Këshilltar i politikave fiskale dhe të administrimit të financave publike qendrore dhe lokale.

Këshilltar i politikave të sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar.

Drejtues i Projektit të Përmirësimit të Administrimit të Huaj, EU, Delegacioni Europian Tiranë, në 2005.

Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri në Janar 2005.

Përgjegjës për hartimin e politikave fiskale dhe të financave publike

Përgjegjës për hartimin e politikave të administrimit dhe auditimit të burimeve financiare publike.

Drejtues i Sekretariatit të Këshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i përbashkët i drejtuesve të UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve të Qeverisë së Kosovës.

Anëtar i Bordit të Autoritetit Bankar të Kosovës, përfaqësues i UNMIK – EU Shtylla 4.

Kryetar i Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Drejtues i Departamentit të Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri në Janar 2004.

Drejtor i Departamentit të Buxhetit të Përgjithshëm, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri në Dhjetor 2002.

Konsulent Financiar i Projekteve, Agjencia Franceze e Zhvillimit, France 2000.

Konsulent i Financave Publike, Maxwell Stamp Office, Londer, 1999.

Kërkues Shkencor në PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999.

Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Botërore, Washington DC, Prill- Shtator 1996.

Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Ministria e Financave, Shqipëri Dhjetor 1993 – Shtator 1994.

President i Komitetit të Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994.

Drejtor i Drejtorisë së Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqipëri, Qershor – Dhjetor 1993.

Drejtor i Drejtorisë së Pagave dhe Çmimeve, Ministria e Financave, Shqipëri nga Korriku 1991 deri në Qershor 1993.

GJUHËT E HUAJA: Anglisht, frëngjisht, italisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2