Musk krijon çipin që lejon komunikimin tru-kompjuter

Kompania “Neuralink” e Elon Musk synon të lidhë trurin e njeriut me një makineri kompjuterike ndërvepruese përpara fundit të vitit të ardhshëm.

Njoftimi erdhi nga vetë sipërmarrësi, duke folur në një konferencë në San Francisco. Në këtë event, Musk prezantoi versionin e parë të fijeve të madhësisë së neuronit dhe mikroçipin procesues, me të cilët ka për qëllim të ndihmojë njerëzit me dëmtime të rënda në tru. Një tjetër synim i tij është dhe lidhja e trurit njerëzor me teknologjinë e avancuar të inteligjencës artificiale.

“Ka një qëllim shumë të mirë për të kuruar sëmundje të rëndësishme dhe të ndihmojë në garantimin e të ardhmes së njerëzimit si një lidhje civilizimi me Inteligjencën Artificiale”, tha Elon Musk, themelues i “Neuralink”.

Musk zbulon se ndërveprimi do të ndodhë me anë të çipit të pajisur me Wireless, i cili pasi vendoset në tru, mund të lidhet lehtësisht me pajisje të tjera jashtë trupit njerëzor. Për vendosjen e pajisjes nevojitet vetëm një ndërhyrje minimaliste, pasi fijet janë sa një e dhjeta e një qimeje floku. Sistemi është testuar tek një majmun, i cili ishte në gjendje të kontrollonte një kompjuter me anë të trurit të tij, sipas Musk. Risia e sjellë nga shkencëtarët është në pritje të miratimit të Administratës Amerikane, për t’u testuar edhe tek njerëzit.

Shkarkoni aplikacionin e A2