Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nis në terren aksioni antiinformalitet

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 14:45 | Ekonomi
Nis në terren aksioni antiinformalitet

Nis në terren aksioni antiinformalitet, i paralajmëruar dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Në fokus janë lëshimi i kuponit tatimor, faturat dhe sigurimi i punonjësve. Bizneset që nuk janë në rregull, do të gjobiten. 

Lufta kundër informalitetit tashmë ka nisur. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka nisur inspektimet në terren, ku ka deklaruar se prioritet i këtij aksioni do të jenë kuponi tatimor, lëshimi i faturave si dhe puna në të zezë. 

Aksioni i dytë kundër informalitetit do të fokusohet tek turizmi si dhe te të gjitha bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor. Në rast të kapjes në shkelje, parashikohen gjoba deri në mbyllje të aktivitetit të subjekteve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani