Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Partizani jashtë Champions, Qarabag triumfon në ndeshjen e kthimit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 20:53 | Futboll

Po ashtu si Shkëndija e Tetovës dhe Feronikeli edhe Partizani nuk ka mundur të kalojë në fazën e ardhme të Champions League, duke u mundur 2-0 në Azerbajxhan nga Qarabag, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 në Tiranë.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një 45 minutësh të mirë, edhe pse pa raste në portën kundërshtare, arritën ta mbajnë portën e paprekur.

Por pjesa e dytë nisi keq për të kuqtë, të cilët pësuan gol në minutën e 51. Ozobic mposhti portierin Alban Hoxha.

Partizani u mundua të reagonte, megjithatë Qarabag shfrytëzoi një kundërsulm në fundin e takimit dhe arriti të shënojë edhe golin e dytë. Pas kësaj humbje, Partizani do të luajë tashmë në Europa League.

https://a2news.com/2019/07/17/u-eliminuan-nga-champions-trajneri-i-partizanit-diferencat-te-medha-ne-cilesi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë