Shkollat e larta, apel maturantëve: Orientohuni nga tregu i punës dhe jo nga dëshirat

Kur kane mbetur pak ditë nga përzgjedhja e degëve për studimet e larta, drejtuesit e universiteteve këshillojnë maturantët, të orientohen nga tregu i punës dhe jo nga dëshirat.

“Duhet të mendojnë sesi do t’i shërbejnë karrierës së tyre për t’u punësuar. Ekonomia është një nga degët që krijon hapësira punësimi”, shprehet Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

1200 kuota do të ketë vit fakulteti i ekonomisë. Dekani Dhori Kule thotë se nuk do të ketë rritje të tarifës së shkollimit dhe as pagesa shtesë për provime të mbartura.

Universiteti më i lakmuar, ai i Mjekësisë, këtë vit ka ndryshuar kriteret e pranimit duke i përshtatur me kurrikulën e gjimnazit. Ndërsa notat mesatare të kandidatëve që pranohen në degët e mjekësisë i afrohet.

Por sipas një studimi të bërë nga vetë Universiteti i mjekësisë, ka rezultuar se jo të gjitha 10-t janë të vërteta. Vetëm 35% e studentëve të pranuar në Mjekësi kanë ruajtur notën e shkollës së mesme.

Për këtë arsye, Universiteti synon zhvillimin e një konkursi krahas maturës shtetërore. Është këtë vit maturantet janë të orientuar nga degët e profilit shoqëror. Ndërsa kandidatët me rezultate shumë të larta garojnë për Mjekësinë, Inxhinieritë, Ekonominë dhe Drejtësinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN