Shtyhet për herë të tretë, Saimir Tahiri “plaket” duke pritur gjyqin – A2

Shtyhet për herë të tretë, Saimir Tahiri “plaket” duke pritur gjyqin

Saimir Tahiri i është bashkuar trendit të ri në internet dhe ka postuar një foto me filtrin e plakut në Facebook.

Ish-ministri i Brendshëm ka lënë të kuptohet me këtë foto se po plaket duke pritur gjyqin ndaj tij, që sot u shty për herë të tretë.

“Duke pritur gjyqin. Një gjyq që duhet të ishte shembull korrektesë e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera parë u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e dytë se polici nuk kishte bërë njoftimet. Hera e tretë (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament, sot i kishin humbur. QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty… por dita ime nuk largohet dot”, shkruan Tahiri në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2