Simeone e “ndërron” Hysajn me finalistin e Champions, e bën zyrtare – A2

Simeone e “ndërron” Hysajn me finalistin e Champions, e bën zyrtare

Finalisti i sezonit të fundit të Champions League, Kieran Trippier, mbrojtësi i Tottenham, tashmë është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Simeone ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me mbrojtësin anglez. Sipas mediave spanjolle, Atletico do të paguajë rreth 22 milionë euro.

Në këtë mënyrë janë sfumuar të gjithë zërat e kohëve të fundit për një transferimit të kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nga Napoli drejt skuadrës spanjolle.

Për Hysajn është futur në garë edhe skuadra e Romës, e cila sipas mediave italiane, kërkon lojtarin por synon të paguajë më pak se 20 milionë euro, shifër e kërkuar nga Napoli.

Shkarkoni aplikacionin e A2