Skadimi i dokumenteve biometrike, reagon Lleshaj: Nxitoni sot, të mos befasoheni nesër! – A2

Skadimi i dokumenteve biometrike, reagon Lleshaj: Nxitoni sot, të mos befasoheni nesër!

Me anë të një postimi në “Twitter”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për kartë identiteti dhe pasaportë, pasi janë në prag skadimi.

Lleshaj shkruan se duhet të nxitojmë sot që të mos befasohemi nesër.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Shkarkoni aplikacionin e A2