U eliminuan nga Champions, trajneri i Partizanit: Diferencat të mëdha në cilësi

Trajneri italian i Partizanit, Franco Lerda, foli pas humbjes 2-0 nga Qarabag në Azerbajxhan, i cili solli edhe eliminimin nga Champions, duke u shprehur se mes dy skuadrave diferencat janë të mëdha.

Megjithatë, Lerda vlerësoi lojtarët e tij për paraqitjen dhe theksoi se me pak fat edhe mund të kishin shënuar një gol kur rezultati ishte 1-0.

“Ka shumë diferenca mes dy skuadrave në cilësi. Është një skuadër me buxhet shumë më të madh, megjithatë ne patën mundësitë tona në fundin e lojës. Patën katër apo pesë raste dhe mund ta kishim shënuar një gol nëse do të kishim pasur pak më shumë fat. Lojtarët kanë dhënë maksimumin. Ky rezultat qëndron”, tha Lerda.

Shkarkoni aplikacionin e A2