Vllaznia ia beson stolin një maqedonasi

Pas nënshkrimit të kontratave me disa lojtarë që do të pasurojnë ekipin për sezonin e ardhshëm futbollistik, Vllaznia ka zgjedhur dhe trajnerin që do të ulet në stol për të dirigjuar këtë grup futbollistësh.

Klubi shkodran është menduar gjatë për emrin e ri të stolit dhe pas konsultimeve ka vendosur të zgjedhë maqedonasin Mirsad Jonuz.

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Më pas Jonuz ka drejtuar dhe kombëtaren e Maqedonisë së Veriut për 30 ndeshje.

Klubi i Vllaznisë ka rënë dakord me Mirsad Jonuz për kushtet e kontratës dhe ai pritet të vijë në Shkodër në ditët e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN