Vogëlushja më trime në botë. Sfidon në karate Ibrën

Zlatan Ibrahimovic mbetet një personazh i jashtëzakonshëm mediatik, me veprimet dhe fjalët e tij.

Ylli suedez i futbollit di të bëjë të flitet për veten, edhe kur nuk bën pothuajse asgjë.

Video e shpërndarë prej tij, me një vajzë të vogël e cila improvizon një goditje karateje përpara Ibrahimovicit është bërë menjëherë virale. Sulmuesi qëndroi pa i lëvizur qerpiku, edhe sepse ai vetë është një karaterist i nivelit të lartë, pasi mban rripin e zi në këtë disiplinë.

Aftësitë në artet marciale Zlatan i ka shfrytëzuar edhe në fushë, ku më i fundit ishte goli i 500 në karrierë, si realizuar me stilin e një goditje Tae-kwon-do.

Shkarkoni aplikacionin e A2