Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

40-vjeçari me dy emra arrestohet në Rinas, i dënuar në Itali për trafik droge

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 13:31 | Kronikë
40-vjeçari me dy emra arrestohet në Rinas, i dënuar në

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. Domi Vuksani, i quajtur ndryshe edhe Nikel Vuksani, 40 vjeç, i lindur në Shkodër, është arrestuar në hyrje për në Shqipëri

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences e kishte dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike".

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani